Kulturë, archive

Konferencë Shkencore "Boshnjakët në Perandorinë Osmane"

Në oborrin e sulltanit kishte 20 kaligraf nga Bosnja

20.12.2014 - Përdıtësım : 20.12.2014
Konferencë Shkencore "Boshnjakët në Perandorinë Osmane"

SARAJEVË (AA) - Konferenca ndërkombëtare shkencore me temën "Boshnjakët në Perandorinë Osmane", në organizim të shoqatës "Muslimanët e Rinj" mblodhi sot në Sarajevë hulumtues të shquar nga BeH, Kroacia dhe malazez të cilët do të flasin për ndikimin e boshnjakëve në Perandorinë Osmane, raporton Anadolu Agency (AA).

Sekretari i shoqatës "Muslimanët e Rrinj" Anes Xhunuzoviç për AA tha se konferenca shkencore ka dy panele, ndërsa qëllimi i takimit është fakti se në shoqërinë tonë ka shumë paragjykime ndaj periudhës Osmane. "Këtë, më duket se e kemi trashëguar nga periudha jugosllave kur popujve të caktuar i ofroheshin devijime të tilla nga periudha osmane. Ka shumë paragjykime kundër osmanllinjëve. Në këto kohëra kur Turqia është në ekspansion, forcohet dhe kur kemi këtë produksion filmik, ngjall kureshtje dhe tërheq vëmendjen e publikut të gjerë, intelektual dhe politik," shpjegon Xhunuzoviç.

Sipas tij, ashtu siç Turqia bëhet gjithnjë e më e fortë, paraqitet nevoja në mesin e qytetarëve dhe intelektualëve që të dinë më shumë rreth periudhës osmane. "Dëshirojmë që përmes këtyre takimeve të kontribuojmë për largimin e paragjykimeve të tilla. Nga ana tjetër, roli i boshnjakëve në këtë periudhë është shumë interesant për ne. Ka shumë paragjykimeve, shumë të panjohura," tha Xhunuzoviç.

Haris Dervisheviç nga fakulteti Filozofik në Sarajevë, foli mbi temën "Si ishte ndikim boshnjak në zhvillimin e artit Osman". "Një numër i madh i boshnjakëve kishin donuar Vakëf (donacion) në mbarë Perandorinë Osmane, duke filluar nga Bosnja deri në Mekë, Medinë, Egjipt, Siri, Anadoll dhe këto raste duhet të hulumtohen. Duhet studiuar edhe një numër i madh i artistëve boshnjakë, të cilët në mas të madhe kanë kontribuar në zhvillimin e artit Osman, " tha Dervisheviç.

Nga Nesuh Natrakçiu, Nakash Osman vazhdoi Dervisheviç, këto janë personalitete dhe çështjet të cilat duhet të studiohen. "Këto emra janë më të njohur në botë se tek ne. Në pallatin e sulltanit kishte 20 kaligraf me origjinë nga Bosnja, për të cilët e dinë historianët Osmane, por ne në Bosnje vetëm tani i zbulojmë këto emra," tha Dervisheviç. Sipas tij, Boshnjakët në Perandorinë Osmane kontribuuan në art, kështu ata sollën disa stile të reja, realizuan shumë vepra. "E dimë se teqeja e Haxhi Sinanit në Sarajevë është ndërtuar nga Silahdar Mustafa Pasha, por ne nuk e dimë se ai dhe në Anadolinë lindore ndërtoi karavansaray-in, i cili ndoshta është prej objekteve më të rëndësishme në këtë pjesë," tha Dervisheviç.

 

@aa_albanian

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın