
TIRANË (AA) – Ministria e Kulturës së Shqipërisë ka realizuar sot një konferencë për shtyp me rastin e përfundimit të restaurimeve në Kalanë Lezhës, me pjesëmarrjen e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, raporton Anadolu Agency (AA).
Restaurimet është kryer në kuadër të projektit AdriFort, një rrjet i Adriatikut për trashëgiminë e fortifikimeve. Sipas Ministrisë së Kulturës Adrifort lind nga ndërgjegjësimi i vlerave të përfaqësuara nga trashëgimia historike kulturore arkitekturore e fortifikimeve në zonën bregdetare të Adriatikut, për të sjellë përfitime edhe në aspektin social dhe ekonomik.
Adrifort vjen si rezultat i partneritetit të institucioneve të gjashtë rajoneve të Adriatikut: Rajoni Venecias (Lead Partner); Bashkia Venecias; Bashkia e Ravenës; Universiteti “Juraj Dobrila”; Bashkia e Korfuzit, Bashkia e Kotorrit; Minstria e Kulturës së Shqipërisë; Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë; Rajoni i Pulias; Bashkia e Piranit dhe Universiteti “Ca’Foscari” në Venecia, i është bashkangjitur projektit edhe Rajoni i Istrias.
Projekti ka përcaktuar 8 fortifikime ku janë kryer ndërhyrje në mënyrën si te rritet aksesi nga vizitoret vendas dhe të huaj, nëpërmjet përmirësimit të sinjalistikes, përmirësimit të shërbimit të informacionit, përmirësimi i kushteve për organizimin e eventeve artistiko-kulturore në këto objekte, etj.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.