Kulturë, archive

Ngjyrat e pallateve në Tiranë, një “bashkëjetesë” me ndërtesat e regjimit komunist

05.01.2015 - Përdıtësım : 05.01.2015
Ngjyrat e pallateve në Tiranë, një “bashkëjetesë” me ndërtesat e regjimit komunist

TIRANË (AA) – Rreth 14 vjet më parë në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë do të niste një proces transformimi për qytetin më të madh në vend. Ndryshimet do të ishin të shumëllojshme, që nga arkitektura e banesave, stili i ndërtimit, rimodelimi i hapësirave publike e deri tek mozaiku i ngjyrave të pallateve.

Por mes këtyre transformimeve, ajo që ka “kaluar” kufijtë e urbanes është kolori i përdorur në fasadat e pallateve në kryeqytetin shqiptar që i përkasin regjimit komunist.  Në vitin 2000 qendra e Tiranës, nga Korpusi Qendror i Universitetit dhe deri te Sheshi “Skënderbeu”, u shpall Ansambël Kulturor me vlera të veçanta dhe mbrohet nga shteti. Po atë vit, në këtë zonë filloi një proces restaurimi i quajtur “Kthim në Identitet”. Pikërisht në kuadër të këtij projekti u restauruan godinat kryesore të ministrive në qendër të Tiranës. Por përveç kësaj nisi edhe procesi i transformimit të ndërtesave dhe pallateve që i përkisnin të kaluarës komuniste

Anadolu Agency (AA) ka realizuar një vëzhgim në Tiranë, për tu “takuar” me këto ndërtesa që tashmë kanë marrë një pamje komplet të re nga ajo e dikurshmja, por pa e ndryshuar funksionin e tyre si pallate banimi. Dhe këto pallate i gjen në rrugët dhe bulevardet kryesore të Tiranë, si në qendër të kryeqytetit, në Bulevardin “Bajram Curri”, Bulevardin “Zhan Dark”, etj.

Kjo nisëm u ndërmor nga ish-kryebashkiaku Edi Rama, kryeministri aktual i vendit i cili i inspiruar nga profesioni i tij si piktor ai vendosi të ndryshoje fasadat e pallateve që i përkisnin regjimit komunist sidomos në sheshet dhe rrugët kryesore të kryeqytetit. Por kjo pjesë  këtij mozaiku ngjyrash do të ishin edhe ndërtimet e reja në Tiranë, pallatet shumëkatëshe, shtëpitë e banimit, institucionet social-kulturore, etj. Ngjyrat që mbizotërojnë më shumë janë e kuqja, e verdha, blu, jeshile, portokalli, etj, duke iu dhënë në këtë mënyrë pallateve të regjimit komunist të ndërtuar disa dekada më parë një “identitet” të ri.

Kjo nismë fillimisht hasi në kundërshtime të disa artisteve shqiptarëve, por edhe banorëve, për shkak të ngjyrave të ndezura të përdorura në fasadat e pallateve. Por ky projekt i ndërmarrë vite më parë kur Tirana drejtohej nga kryeministri aktual ngjalli edhe kureshtjen dhe vëmendjen e medieve të huaja, ku edhe mediat prestigjioze i kanë bërë jehonë këtij trendi të ri të lyerjes së pallateve të kryeqytetit shqiptar.

Kështu në një periudhë të shkurtër pothuajse u “zhduk” ngjyra gri e pallateve të ndërtuara sipas stilit dhe orientimit komunist, për të ia lënë vendin mozaikut të ngjyrave të ndezura , duke e kthyer kështu Tiranën në një metropol më atraktiv sidomos për vizitorët dhe turistët e huaj.  

 

 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın