Kulturë, archive

Në Qendrën Përkujtimore të Holokaustit të Maqedonisë hapet ekspozita “Auschwitz-Birkenau”

Ekspozita “Auschwitz-Birkenau”, e cila është e krijuar nga disa historian të Qendrës Përkujtimore të Holokaustit të Parisit prezantohet me qëllim të përkujtimit të 70 vjetorit të çlirimit të kampit Auschwitz

31.03.2015 - Përdıtësım : 31.03.2015
Në Qendrën Përkujtimore të Holokaustit të Maqedonisë hapet ekspozita “Auschwitz-Birkenau”

SHKUP (AA) – Në Qendrën Përkujtimore të Holokaustit të Hebrenjve të Maqedonisë, u nënshkrua memorandum për bashkëpunim ndërmjet Qendrës Përkujtimore të Holokaustit të Maqedonisë dhe Qendrës Përkujtimore të Holokaustit në Paris të Francës, ndërsa pas nënshkrimit u bë hapja e ekspozitës “Auschwitz-Birkenau”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekspozita “Auschwitz-Birkenau”, e cila është e krijuar nga disa historian të Qendrës Përkujtimore të Holokaustit të Parisit dhe e cila prezantohet me qëllim të përkujtimit të 70 vjetorit të çlirimit të kampit Auschwitz, përmban fotografi të Kampit të Auschwitz-it nga viti 1940 deri në vitin 1945.

Kryetar i Bordit udhëheqës i Fondit të holokaustit të hebrenjve në Maqedoni, Pele Levi, tha se me nënshkrimin e memorandumit, institucionet e të dy vendeve do të ndërtojnë një koalicion për të punuar bashkërisht dhe më afër drejt qëllimit të përbashkët, i cili është përkujtimi dhe hulumtimi i holokaustit, si dhe implementimin e saj në sistemin e edukimit arsimor.

Nga ana tjetër, drejtor i Qendrës Përkujtimore të Holokaustit në Paris, Jacques Fredj, tha se pasi që sot nuk mund të kthejmë jetët e humbura në atë kamp, mënyra më e mirë që mund të përdorim atë histori është lufta kundër jotolerancës, racizmit dhe antisemitizmit.

Ndërsa ambasadorja franceze në Maqedoni, Laurence Auer, duke theksuar se në këtë kamp janë vrarë edhe 7 mijë hebrenj nga Maqedonia dhe 80 mijë nga Franca, shtoi: “Këtu në Shkup, nëpërmjet Maqedonisë, Francës dhe të gjithë rajonit të Ballkanit paqja le të zgjasë përgjithmonë”.

Më 27 janar të vitit 1945, ushtarët e armatës së kuqe hynë në kampin e Auschwitz-it dhe zbuluan 7 mijë persona ende të gjallë brenda kampit. Nga viti 1940 deri në vitin 1945 të paktën 1,1 milion persona kanë vdekur në këtë kamp, prej të cilëve 960 mijë burra, gra dhe fëmijë hebrenj të shpërngulur nga vendet e Evropës së pushtuar nga nazistët, ndërsa holokausti është iniciativa famëkeqe për shfarosjen e njerëzve në historinë e botës. Hitleri gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte krijuar shumë burgje dhe kampe përqendrimi, një prej të cilëve ishte edhe kampi i Auschwitz-it. Në këto kampe u mbytën, torturuan dhe u bënë eksperimente të gjalla në fushën medicinale, ku dhe shumë njerëz për të mos parë dhe për të mos përjetuar skena të tilla bënë vetëvrasje.

 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın