Kulturë, archive

Në fshatin Trush të Shkodrës po ndërtohet një xhami e stilit Osman

AA ka realizuar një intervistë me kryetarin e Shoqatës Arsimore Kulturore Humanitare “ALSAR”, Mehdi Gurra, shoqatë e cila ka nisur ndërtimin e kësaj xhamie.

24.01.2015 - Përdıtësım : 24.01.2015
Në fshatin Trush të Shkodrës po ndërtohet një xhami e stilit Osman

SHKODËR/TIRANË (AA) – MALIK HASA/ALBAN AGUSHI - Në fshatin Trush të Shkodrës po ndërtohet një xhami e re, ku për punimet në ndërtimin e saj është përdorur stili Osman i ndërtimit të xhamive. Për të mësuar më shumë mbi xhaminë e stilit Osman që po ndërtohet në fshatin Tursh të Shkodrës, Anadolu Agency (AA) ka realizuar një intervistë me kryetarin e Shoqatës Arsimore Kulturore Humanitare “ALSAR”, Mehdi Gurra, shoqatë e cila ka nisur ndërtimin e kësaj xhamie.

Gurra shpjegon se në fshatin Trush jetojnë 5.300 muslimanë dhe ai shprehet se dërtimi i xhamisë ka nisur me kërkesën e Myftinisë së Shkodrës dhe të komunës së Bërdicës ndaj shoqatës “ALSAR”. Ai thekson se pas kërkesës ata kanë zhvilluar konsultimet me partnerët e tyre në vende të ndryshme dhe pas miratimit nga disa biznesmenë në Turqi kanë realizuar projektin e ë ndërtimit të xhamisë.

Kreu i shoqatës “ALSAR” pohon se u realizua fillimisht një projekt i stilit Selçuk, një xhami me çati dhe me një kapacitet të mjaftueshëm për muslimanët në atë vend. Sipas tij, pas insistimit dhe të një kërkese nga kryetari i komunës së Bërdicës, Besnik Brahimaj u ndërmor një ndryshim në projektin e xhamisë. Brahimaj pohonte  se në vitin 1991 në kohën kur u hapën për herë të parë xhamitë në Shkodër themeluesi dhe kryetari i parë i Komunitetit Musliman i ndjeri Sabri Koçi ka drejtuar namazin e parë të xhumasë në këtë fshat dhe për këtë arsye muslimanëve që jetojnë në këtë fshat duke theksuar se iu kemi borxh ndërtimin e një xhamie të tillë. Gurra dhe biznesmenët humanitarë, pas kësaj vendosën të ndërtojnë një xhami të stilit Osman ku dhe riprojektuan projektin e saj.

Xhamia pritet të përurohet muajin e ardhshëm, tregon për AA Mehdi Gurra dhe vazhdon më tej duke dhënë detajet për xhaminë: "Kjo xhami është me përmasat 18.5 dhe 22.5, ka një minare të lartë 40 m dhe përmban gjithsej 14 kube. Vetën në themelet e kësaj xhamie janë përdorur 28 ton hekur, ndërsa në total janë përdorur 98 tonë hekur, ndërsa në kube janë përdorur 22 ton plumb". 14 kubetë e xhamisë simbolizohen me kushtet e besimit dhe Islamit. Në këtë xhami janë përdorur 75 ton mermer të cilat kanë ardhur nga Afjon i Turqisë. Ndërsa mermeri i përdorur tek Mihrabi, minberi, kurse  vendi i myezinit dhe ai i derës kanë ardhur nga Stambolli” tregon për Anadolu Agency (AA), kryetari i Shoqatës Arsimore Kulturore Humanitare “ALSAR” . Gurra shprehet se janë munduar ti përmbahen stilit Osman të cilët e shohim edhe tek xhamitë e periudhës Osmane si tek xhamia Fatih, tek xhamia Blu dhe xhamitë e tjera.

Ndër të tjera ai thekson se ky stil i ndërtimit të xhamisë është i pari në Shqipëri pas vitit 1912 dhe se mbi kube kanë hedhur baltë: "Kemi përgatitur këtë baltë duke marrë 20 ton dhe, ku këtë e kemi përzier me barin dhe baltën të cilën e kemi marrë nga qyteti i Konjas e më pas e kemi përzier me gëlqere të shuar dhe të groposur në dhe para 5 vjetëve. Pasi ka përfunduar cikli i përgatitjes e kemi vendosur mbi kubenë dhe mbi të kemi vendosur plumbin. Kjo teknikë e përdorur për ndërtimin e kësaj xhamie nuk është përdorur më parë në Shqipëri pas vitit 1912".

Kjo teknikë e ndërtimit të kubesë shërben që në periudhën e verës të jetë një mot i freskët dhe në atë të dimrit të jetë ngrohtë. Gurra deklaron se Kubeja qendrore ka një lartësi 15 metra, ndërsa mahfilja është në formën "U" dhe duke përdorur derën e minares bëhet e mundur dalja në mahfile. Gjatë intervistës për AA ai shprehet më tej se kanë realizuar edhe vendkalimin nëpër kube i cili bëhet me qëllim për pastrimin e tyre. Ndërsa për punimet e brendshme ai shprehet se kanë ardhur mjeshtërit nga Turqia, ku shpjegon më tej se në muret e brendshme janë shkruar ajete të Kur-anit dhe shkrime kaligrafike të tjera fetare.

“Materialet e përdorura për ndërtimin e xhamive në Turqi janë përdorur po të njëjtat materiale edhe për ndërtimin e kësaj xhamie. Dera e kësaj xhamie është sjellë nga qyteti i Trabzonit”. Gurra shton më tej se njerëzit të cilët do të frekuentojnë këtë xhami me qëllimin që ata të ndjehen sa më të relaksuar do të përshtatin vetë edhe ambientin e jashtëm të xhamisë, ku do të zbukurojnë edhe baçen e saj. Ai shpjegon gjithashtu se ngjitur me xhaminë ndodhet edhe vendi ku mund të marrin abdest njëherësh 8 persona edhe kjo sipas stilit Osman. Ai thekson se me kuptimin e plotë të fjalës shqiptarët do të kenë një xhami plotësisht e stilit Osman.

Në përfundim të intervistës për Anadolu Agency (AA) Gurra shpreh falënderimet e tij për institucionet në Turqi si IHH, TIKA, Bashkia Selçuklu në Konja dhe disa deputetë të cilët kanë ndihmuar në ndërtimin e kësaj xhamie. Në fund shton se për ndërtimin e kësaj xhamie kanë kontribuar gjithashtu edhe vëllezërit muslimanë në Belgjikë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın