Turqia, Koronavirusi

Zv/presidenti turk Fuat Oktay pranoi vaksinën kundër COVID-19

Zv/presidenti Fuat Oktay u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të vaksinohen, duke thënë se kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme si për shëndetin individual dhe publik, ashtu edhe për normalizimin e situatës

Seda Sevencan  | 16.01.2021 - Përdıtësım : 18.01.2021
Zv/presidenti turk Fuat Oktay pranoi vaksinën kundër COVID-19 ( Arda Küçükkaya - Anadolu Agency )

Ankara

Zv/presidenti i Turqisë, Fuat Oktay, pranoi sot dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në Spitalin e Qytetit të Ankarasë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasi u vaksinua, Oktay u tha përfaqësuesve të mediave se Turqia është ndër vendet kryesore për sa i përket vaksinimit, edhe pse sapo ka filluar me procesin.

Ai tha se shpreson se vaksinat turke kundër COVID-19 do të jenë në dispozicion në muajin prill.

Zv/presidenti u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të vaksinohen, duke thënë se kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme si për shëndetin individual dhe publik, ashtu edhe për normalizimin e situatës.

Grupi i parë prej 3 milionë dozash të vaksinës kundër COVID-19 të zhvilluar nga kompania Sinovac Biotech e Kinës arriti në Turqi më 30 dhjetor.

Dy doza të vaksinës do të administrohen me 28 ditë diferencë. Ata që janë shëruar nga COVID-19 nuk do të vaksinohen në katër deri në gjashtë muaj pas shërimit të tyre.

Turqia ka zbatuar orë policore në mbrëmje gjatë javëve dhe gjatë fundjavave që nga muaji i kaluar si pjesë e përpjekjeve për të frenuar përhapjen e virusit.

Këtë javë Presidenti Recep Tayyip Erdoğan njoftoi se kufizimet do të lehtësohen gradualisht pasi rastet me COVID-19 kanë shënuar rënie në kohët e fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.