Koronavirusi

Zelanda e Re synon vaksinimin e 90 për qind të popullsisë për t'u dhënë fund kufizimeve COVID-19

Deri më tani, 86 për qind e popullsisë kanë marrë dozën e parë të vaksinës së koronavirusit, ndërkohë rreth 69 për qind janë vaksinuar me të dy dozat e nevojshme

Islam Uddin  | 22.10.2021 - Përdıtësım : 23.10.2021
Zelanda e Re synon vaksinimin e 90 për qind të popullsisë për t'u dhënë fund kufizimeve COVID-19

Ankara

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka bërë të ditur se vendi i saj ka vendosur një objektiv për vaksinimin e plotë të 90 për qind të popullsisë, me qëllim për t'u dhënë fund kufizimeve të rrepta kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

"Një objektiv për vaksinimin e 90 për qind të popullsisë në çdo rajon të DHB-së (Bordi Shëndetësor i Rajoneve) është vendosur si gur kilometrazhi për të nxitur zhvendosjen e vendit në sistemin e ri", tha Ardern.

Ardern tha se ky objektiv siguron përhapje të mirë rajonale në të gjithë vendin dhe po ashtu do të ndihmojë në adresimin e çështjeve të barazisë brenda çdo rajoni.

Deri më tani, 86 për qind e popullsisë kanë marrë dozën e parë të vaksinës së koronavirusit, ndërkohë rreth 69 për qind janë vaksinuar me të dy dozat e nevojshme.

"Personat e vaksinuar plotësisht do të mund të lidhen përsëri së bashku me familjet dhe miqtë, të shkojnë në bare dhe restorante, si dhe të bëjnë gjërat që duan të sigurt dhe me besim të madh", tha Ardern.

Në 24 orët e fundit, kombi i Paqësorit Jugor raportoi 134 raste të reja me COVID-19, shifër më e lartë ditore që nga shpërthimi i pandemisë.

Deri më tani, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, Zelanda e Re ka regjistruar 5.449 raste me COVID-19 dhe 28 vdekje.

"Nëse akoma nuk jeni vaksinuar, jo vetëm që vet ju do të jeni të rrezikuar nga infektimi me COVID-19, por edhe shumë nga liritë që gëzojnë të tjerët do të jenë të paarritshme për ju", tha Ardern.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.