Varianti Omicron zbulohet tek 13 futbollistë të ekipit Belenenses në Portugali
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë (INSA), Ricardo Jorge, tha sot se ndeshja u ndërpre për shkak të një numri të madh të infektimeve me koronavirus në ekipin vendas

Madrid
Pas ndërprerjes së ndeshjes mes ekipeve të futbollit Belenenses dhe Benfica dy ditë më parë në Portugali, u konstatua se tek 13 lojtarë të skuadrës vendase është vërejtur varianti Omicron i koronavirusit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë (INSA), Ricardo Jorge, tha sot se ndeshja u ndërpre për shkak të një numri të madh të infektimeve me koronavirus në ekipin vendas.
Jorge tha se pas analizave të kryera, u konstatua se 13 lojtarë të skuadrës vendase rezultuan pozitivë me COVID-19 dhe se ky ishte varianti i ri Omicron.
Gjithashtu u tha se këto ishin rastet e para të variantit Omicron të regjistruara në Portugali.
Mësohet se futbollisti i Afrikës së Jugut, Cafu Phete, i cili luan për Belenenses, është rikthyer në Portugali më 22 nëntor pasi ka luajtur ndeshje për kombëtaren.
Ndeshja Belenenses-Benfica e luajtur fundjavën e kaluar në ligën e parë të futbollit portugez është ndërprerë në minutën e 48-të për shkak të infektimit me koronavirus në skuadrën vendase.
Belenenses doli në fushë me nëntë lojtarë dhe kur ky numër ra në gjashtë në pjesën e dytë, arbitri vendosi të ndërpresë ndeshjën.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.