Turqia, Koronavirusi

Turqia regjistron 177 vdekje të reja nga COVID-19

Gjatë ditës së kaluar 3.845 pacientë të tjerë u shëruan, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 392.616, ndërsa numri i të vdekurve u rrit për 177, duke arritur në 13.191

Dilara Hamit,Ali Murat Alhas   | 27.11.2020
Turqia regjistron 177 vdekje të reja nga COVID-19

Ankara

Turqia regjistroi 29.845 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë 6.592 raste simptomatike, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rastet e reja simptomatike e kanë çuar totalin e pacientëve në 481.198.

Gjatë ditës së kaluar 3.845 pacientë të tjerë u shëruan, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 392.616, ndërsa numri i të vdekurve u rrit për 177, duke arritur në 13.191.

Mbi 171 mijë teste të tjera për COVID-19 janë kryer në gjithë vendin gjatë 24 orëve, duke e çuar shifrën totale në mbi 18 milionë.

Shifrat treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike aktualisht qëndron në 4.816.

“Nëse ndjekim me përpikëri masat, mund të luftojmë pa kufizime. Përndryshe, kufizimet do të jenë të pashmangshme", tha ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha në Twitter, duke bërë thirrje që populli të ndjekë masat kundër COVID-19 dhe të qëndrojë në shtëpi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın