Turqia, Koronavirusi

Turqia regjistron 174 vdekje të reja nga COVID-19

Rreth 3.291 pacientë të tjerë u shëruan gjatë ditës së kaluar, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 388.771, ndërsa numri i të vdekurve u rrit me 174, që është shifra më e lartë deri më tani, për të shkuar në 13.014

Yasemin Kalyoncuoğlu  | 26.11.2020 - Përdıtësım : 27.11.2020
Turqia regjistron 174 vdekje të reja nga COVID-19

Ankara

Turqia regjistroi 29.132 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë 6.876 raste simptomatike, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rastet e reja simptomatike e kanë çuar totalin e pacientëve në 476.606.

Rreth 3.291 pacientë të tjerë u shëruan gjatë ditës së kaluar, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 388.771, ndërsa numri i të vdekurve u rrit me 174, që është shifra më e lartë deri më tani, për të shkuar në 13.014.

Gjithsej 168.300 teste të tjera për COVID-19 janë kryer në gjithë vendin gjatë 24 orëve, duke e çuar shifrën totale në mbi 17,9 milionë.

Shifrat treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike aktualisht qëndron në 4.711, ndërsa 3,4 për qind e pacientëve këtë javë vuajnë nga pneumonia.

Duke u bërë thirrje qytetarëve të ndjekin masat kundër COVID-19, ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha në Twitter se rastet aktive në vend po rriten.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın