Turqia, Koronavirusi

Turqia raporton mbi 72.500 raste të reja me COVID-19

Për të frenuar përhapjen e infeksionit, që kur nisi procesin e imunizimit në janar të vitit 2021, Turqia ka administruar mbi 140,5 milionë doza të vaksinave COVID-19

Gözde Bayar, Burak Bir   | 21.01.2022
Turqia raporton mbi 72.500 raste të reja me COVID-19

Ankara

Turqia ka konfirmuar 72.555 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi brenda 24 orëve të fundit regjistroi 181 vdekje dhe 87.192 pacientë që fituan betejën kundër pandemisë.

Për të frenuar përhapjen e infeksionit, që kur nisi procesin e imunizimit në janar të vitit 2021, Turqia ka administruar mbi 140,5 milionë doza të vaksinave COVID-19.

Vendi po ashtu ka dhënë mbi 24,1 milionë doza të treta përforcuese. Të paktën 57,3 milionë njerëz kanë marrë dozën e parë, ndërsa afër 52,2 milionë janë vaksinuar plotësisht me të dyja dozat e nevojshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın