Koronavirusi

Turqia raporton 1.894 raste të reja me COVID-19

Ministria turke e Shëndetësisë njoftoi se numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 306.939, përfshirë 1.512 pacientë të tjerë të shëruar, ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 9.445

Ahmet Gençtürk  | 20.10.2020 - Përdıtësım : 21.10.2020
Turqia raporton 1.894 raste të reja me COVID-19

Ankara

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 1.894 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 351.413, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria turke e Shëndetësisë po ashtu njoftoi se numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 306.939, përfshirë 1.512 pacientë të tjerë të shëruar, ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 9.445. 

Autoritetet shëndetësore të vendit gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 116.565 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar totalin në mbi 12.64 milionë. 

Shifrat tregojnë se numri i pacientëve në gjendje kritike aktualisht është 1.545, prej të cilëve 5,6 për qind vuajnë nga pneumonia. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın