Turqia, Koronavirusi

Turqia raporton 187 vdekje të reja nga COVID-19

- Rreth 4.190 pacientë të tjerë u shëruan gjatë ditës së kaluar, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 418.331, ndërsa numri i të vdekurve u rrit me 187, për të shkuar në 14.316

Selma Kasap   | 03.12.2020
Turqia raporton 187 vdekje të reja nga COVID-19

Ankara

Turqia regjistroi 32.381 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë 6.511 raste simptomatike, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rastet e reja simptomatike e kanë çuar totalin e pacientëve në 520.167.

Rreth 4.190 pacientë të tjerë u shëruan gjatë ditës së kaluar, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 418.331, ndërsa numri i të vdekurve u rrit me 187, për të shkuar në 14.316.

Gjithsej 187.518 teste të tjera për COVID-19 janë kryer në gjithë vendin gjatë 24 orëve, duke e çuar shifrën totale në mbi 19,14 milionë.

Shifrat treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike aktualisht qëndron në 5.611, ndërsa 3,3 për qind e pacientëve këtë javë vuajnë nga pneumonia.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha në Twitter se është detyrim të ulet numri i pacientëve, duke u bërë thirrje qytetarëve t’i shmangin mjediset e dendura.

“Mjediset e mbyllura dhe të dendura janë mjedise ku virusi ngjitet më së lehti. Muajt e dimrit duhet t’i kalojmë larg mjediseve të dendura dhe të mbyllura. Lufta është e mundur të bëhet edhe duke qëndruar në shtëpi”, tha Koca.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın