Turqia, Koronavirusi

Turqia raporton 1.412 raste të reja dhe 1.422 të shëruar nga COVID-19

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Turqi tani është 315,845, duke përfshirë edhe 277.052 të shëruar

Gözde Bayar  | 28.09.2020 - Përdıtësım : 29.09.2020
Turqia raporton 1.412 raste të reja dhe 1.422 të shëruar nga COVID-19

Ankara

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë thonë se numri i të shëruarve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi tejkaloi numrin e të infektuarve të rinj për herë të parë pas disa javësh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Turqia raportoi 1.412 raste të reja me COVID-19, ndërsa numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 1.422.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve tani është 315,845, duke përfshirë edhe 277.052 të shëruar.

"Sot, numri i pacientëve të shëruarve është më i lartë se numri i pacientëve të rinj për herë të parë pas një kohe të gjatë", u shpreh ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në një postim në Twitter.

Numri i të vdekurve nga pandemia në Turqi u rrit në 8.062, me 65 viktima të tjera të raportuara që nga e diela.

Gjithsej 115.523 teste të tjera të koronavirusit u kryen gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 10,15 milion.

Të dhënat thonë se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 1.596, ndërsa shkalla e pneumonisë është 6,5 për qind.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın