Turqia, Koronavirusi

Turqia raportoi rreth 20 mijë raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i vdekjeve nga pandemia po ashtu është rritur në 42.465, përfshirë 278 vdekje të regjistruara brenda ditës së fundit

Burak Dağ, Ali Murat Alhas  | 07.05.2021 - Përdıtësım : 07.05.2021
Turqia raportoi rreth 20 mijë raste të reja me COVID-19

Ankara

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 20.107 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 2.210 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus ka tejkaluar shifrën 4.99 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i vdekjeve nga pandemia po ashtu është rritur në 42.465, përfshirë 278 vdekje të regjistruara brenda ditës së fundit.

Po ashtu 35.529 pacientë të tjerë fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në mbi 4.66 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve nga virusi.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore turke kanë kryer pothuajse 49 milionë teste të dyshuara për COVID-19, me 251.194 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit.

Figurat e fundit tregojnë se numri i pacientëve të prekur nga COVID-19 që janë në gjendje kritike aktualisht është 3.260.

Turqia deri më tani në mbarë vendin ka administruar 24,7 milionë doza të vaksinës COVID-19, me rreth 14,5 milionë persona të cilët tashmë kanë marrë të dy dozat e vaksinës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın