Koronavirusi

Turqia dërgon ndihmë mjekësore në Azerbajxhan për luftën kundër COVID-19

Ndihma e dërguar përfshin 30 respiratorë, 55 mijë kominoshe, 50 mijë maska N95, 100 mijë maska kirurgjikale, 5 mijë syze, 200 mijë doreza dhe 40 mijë kuti me ilaçe të ndryshme

Ruslan Rehimov  | 05.07.2020 - Përdıtësım : 06.07.2020
Turqia dërgon ndihmë mjekësore në Azerbajxhan për luftën kundër COVID-19

Baku

Turqia dërgoi ndihmë mjekësore në Azerbajxhan për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ambasada e Turqisë në Baku thuhet se ndihma e dërguar është manifestim i fortë i vëllazërisë së theksuar në çdo rast nga presidentët e dy vendeve, Recep Tayyip Erdoğan ve İlham Aliyev.

Lufta kundër epidemisë do të ketë sukses vetëm nëse të gjitha vendet tregojnë bashkëpunim dhe solidaritet, tha ambasada turke, duke shprehur shpresë se ndihma do të kontribuojë në luftën kundër COVID-19 në Azerbajxhan.

Ndihma e dërguar përfshin 30 respiratorë, 55 mijë kominoshe, 50 mijë maska N95, 100 mijë maska kirurgjikale, 5 mijë syze, 200 mijë doreza dhe 40 mijë kuti me ilaçe të ndryshme.

Presidenti turk Erdoğan dje deklaroi se Turqia tashmë ka dërguar ndihma në 138 vende në mbështetje të luftës së tyre kundër pandemisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.