Turqia, Koronavirusi

Turqia dërgon 26 mijë komplete të testimit të virusit në Kolumbi

Kolumbia ka 277 raste të konfirmuara dhe tre vdekje nga COVID-19

Ali Murat Alhas  | 24.03.2020 - Përdıtësım : 24.03.2020
Turqia dërgon 26 mijë komplete të testimit të virusit në Kolumbi

Ankara

Turqia ka dërguar në Kolumbi 26,000 komplete të testit për koronavirusin e ri, njoftoi të martën Instituti Kombëtar i Monitorimit të Ushqimit dhe Barnave (INVIMA), raporton Anadolu Agency (AA). 

INVIMA përmes një deklarate u shpreh se kompletet arritën të dielën, duke i mundësuar vendit të zhvillojë teste më të shpejta dhe më efikase.

Drejtori i INVIMA-s, Julio Cesar Aldana Bula, falënderoi qeverinë turke për mbështetjen e saj.

Kolumbia ka 277 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe tre vdekje.

Koronavirusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar dhe aktualisht është përhapur në të paktën 167 vende dhe rajone në mbarë globin.

Numri i rasteve të konfirmuara në të gjithë botën arrin në 378.679 dhe numri i vdekjeve tani arrin në 16.500, ndërsa mbi 100,000 njerëz janë shëruar.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.