Turqia, Koronavirusi

Turqia administroi mbi 1,5 milionë vaksina në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit, Turqia raportoi 5.575 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 497 pacientë simptomatikë

Jeyhun Aliyev,Handan Kazancı   | 18.06.2021
Turqia administroi mbi 1,5 milionë vaksina në 24 orë

Ankara

Turqia administroi mbi 1,5 milionë doza të vaksinave kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Turqia ka administruar mbi 40,21 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19 që kur nisi fushatën e vaksinimit masiv në mes të janarit.

Më shumë se 25,93 milionë njerëz kanë marrë dozat e tyre të para, ndërsa 14,27 milion janë vaksinuar plotësisht, sipas të dhënave të ministrisë

Gjatë 24 orëve të fundit, Turqia raportoi 5.575 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 497 pacientë simptomatikë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të vendit është gati 5,35 milionë, ndërsa numri i të vdekurve në gjithë vendin ka arritur në 49.071 me 59 viktima të reja.

Ndërkaq, 4.427 pacientë të tjerë kanë fituar betejën kundër virusit gjatë ditës së kaluar, duke e rritur numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 5,22 milionë.

Mbi 58,12 milionë teste të koronavirusit janë bërë deri më tani në vend.

Shifrat e fundit tregojnë se 856 pacientë aktualisht janë në gjendje kritike.

Më herët, ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, njoftoi në Twitter se në mesin e 206 shteteve, Turqia radhitet e nënta për sa i përket numrit të vaksinave të administruara.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın