Turqi, vazhdon të bie numri i rasteve në gjendje kritike me COVID-19
Të dhënat e fundit thonë se numri i pacientëve në gjendje është ulur në 2.265, në krahasim me 2.311 sa ishte një ditë më parë
Ankara
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, Turqia raportoi 7.550 infeksione të tjera me koronavirus (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë 902 raste simptomatike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i rasteve të reja vazhdoi të shënojë rënie, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve arriti në mbi 2,38 milionë me shifrat e fundit.
Ndërkaq, 8.005 pacientë janë shëruar ditën e kaluar, duke e çuar numrin në mbi 2,25 milionë, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 23.832, me 168 viktima të reja.
Në gjithë vendin janë kryer 156.792 teste të tjera për COVID-19, duke e çuar totalin në mbi 27,22 milionë.
Të dhënat e fundit thonë se numri i pacientëve në gjendje është ulur në 2.265, në krahasim me 2.311 sa ishte një ditë më parë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.