Turqia, Koronavirusi

Turqi, të gjithë udhëtarët nga Irani kontrollohen për koronavirusin

Në Iran aktualisht janë 750 raste të dyshuara të koronavirusit dhe 18 të konfirmuara, së bashku me pesë raste të vdekjes

Ali Murat Alhas   | 21.02.2020
Turqi, të gjithë udhëtarët nga Irani kontrollohen për koronavirusin

Ankara

Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca, tha se të gjithë udhëtarët që vijnë në Turqi nga Irani po u nënshtrohen kontrolleve mjekësore, ndërsa personave me simptoma u ndalohet hyrja në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Iran aktualisht janë 750 raste të dyshuara të koronavirusit dhe 18 të konfirmuara, së bashku me pesë raste të vdekjes.

Ministri Koca gjithashtu tha se Turqia i ofron ndihmë Kinës së goditur nga koronavirusi duke dërguar një avion për transportimin e mallrave "të ngarkuar me dërgesa të mëdha të ndihmave të gjërave dhe pajisjeve të ndihmës mjekësore".

Më herët gjatë muajit, Turqia dërgoi një avion për transport ushtarak të tipit A400M në Wuhan, që është epiqendra e virusit, si dhe evakuoi gjithsej 42 persona, duke përfshirë 32 shtetas turq, gjashtë shtetas të Azerbajxhanit, tre të Gjeorgjisë dhe një shtetase shqiptare.

Gjatë operacionit të evakuimit, autoritetet shëndetësore turke gjithashtu dorëzuan rreth 100.000 maska shëndetësore dhe mbi 2.000 kostume mbrojtëse.

Autoritetet mjekësore kineze sot njoftuan se numri i personave që humbën jetën nga koronavirusi i ri ka arritur në 2.238.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit tha se ka 75.465 raste të konfirmuara të koronavirusit të ri, të njohur si COVID-19.

Më shumë se 18.260 njerëz janë lëshuar nga spitalet pas shërimit me sukses.

Koronavirusi është përhapur në mbi 25 vende tjera, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur shpërthimin një emergjencë shëndetësore ndërkombëtare.

Nuk ka asnjë rast të njohur të koronavirusit në Turqi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın