Koronavirusi

Turqi, shërohen 80 për qind e pacientëve të infektuar me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Turqi u raportuan 21 vdekje të reja, duke e çuar në 4.669 numrin e përgjithshëm të vdekjeve

Havva Kara Aydın   | 06.06.2020
Turqi, shërohen 80 për qind e pacientëve të infektuar me COVID-19

Ankara

Turqia ka njoftuar se 1.922 pacientë të tjerë janë shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar ka shkuar në 135.322, gjegjësisht 80 për qind e numrit të përgjithshëm të pacientëve të cilët paraprakisht kishin rezultuar pozitiv ndaj virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Shumica e pacientëve që u testuan pozitiv u shëruan nga sëmundja", shkroi në twitter Fahrettin Koca, ministër i Shëndetësisë i Turqisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Turqi u raportuan 21 vdekje të reja, duke e çuar në 4.669 numrin e përgjithshëm të vdekjeve.

Autoritetet shëndetësore gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 35.846 teste të dyshuara për COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i testeve të kryera është rritur në 2.3 milionë.

Gjatë ditës së fundit janë konfirmuar 878 të infektuar të tjerë me këtë virus, duke e çuar në 169.218 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Aktualisht, rreth 264 pacientë janë duke u trajtuar në kujdes intensiv.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın