Turqia, Koronavirusi

Turqi, rritet në 59 numri i të vdekurve nga COVID-19

"Në 24 orët e fundit kemi rezultatet e 5.035 testeve. 561 janë diagnostikuar, 15 pacientë kanë humbur jetën", tha ministri Koca

Kemal Karadağ   | 25.03.2020
Turqi, rritet në 59 numri i të vdekurve nga COVID-19

Ankara

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, konfirmoi 15 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia në vend ka shkuar në 59, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Në 24 orët e fundit kemi rezultatet e 5.035 testeve. 561 janë diagnostikuar, 15 pacientë kanë humbur jetën", tha Koca në një njoftim në Twitter.

"Deri më sot kemi humbur 59 pacientë. Numri i përgjithsëm i pacientëve është 2.433. Shifrat nuk e shprehin dhimbjen për humbjet dhe shqetësimin. Të përpiqemi të jetojmë me zero rrezik. Masat na lidhin me jetën", ka shtuar ministri turk.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın