Turqia, Koronavirusi

Turqi, mbi 133.000 të shëruar nga COVID-19

"Ka një rritje në numrin e pacientëve të shëruar. Rritja do të përshpejtohet", tha ministri turk i shëndetësisë, Fahrettin Koca

Kemal Karadağ  | 05.06.2020 - Përdıtësım : 06.06.2020
Turqi, mbi 133.000 të shëruar nga COVID-19

Ankara

Turqia konfirmoi 930 raste dhe 18 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 168.340 numrin e përgjithshëm të të infektuarve dhe në 4.648 atë të të vdekurve deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 1.622 të infektuar, me çka numri i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen shkon në 133.400, tregoi tabela e përditësuar e Ministrisë së Shëndetësisë me të dhënat në lidhje me koronavirusin, e shpërndarë në Twitter nga ministri Fahrettin Koca.

Deri më tani, Turqia ka kryer 2.267.412 teste, prej të cilave 57.829 gjatë ditës së sotme.

Aktualisht, 592 pacientë në mbarë Turqinë po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv, prej të cilëve 269 asistohen me respiratorë.

"Ka një rritje në numrin e pacientëve të shëruar. Rritja do të përshpejtohet", tha ministri turk i shëndetësisë, duke theksuar se masa më e mirë është rezultati më i mirë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın