Turqia, Shëndetësi, Koronavirusi

Turqi, mbi 64,5 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara deri më tani

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 39,15 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa mbi 21,63 milionë janë vaksinuar tërësisht

Handan Kazancı, Ahmet Gençtürk  | 22.07.2021 - Përdıtësım : 23.07.2021
Turqi, mbi 64,5 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara deri më tani Foto: Güven Yılma / AA

Ankara

Turqia ka administruar mbi 64,5 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 që kur nisi fushatën e vaksinimit masiv në janar, treguan shifrat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendi vazhdon fushatën e tij intensive të vaksinimit për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 39,15 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa mbi 21,63 milionë janë vaksinuar tërësisht.

Deri më sot, 63,08 për qind e popullatës së rritur ka marrë të paktën një dozë vaksine.

Vendi ka kryer 214.196 teste koronavirusi gjatë ditës së kaluar.

Ministria konfirmoi gjithashtu 9.586 infeksione të reja dhe 52 vdekje të lidhura me koronavirusin në 24 orët e fundit, ndërsa 5.093 pacientë të tjerë janë shëruar.

Pas rënies së rasteve dhe vaksinimit të shpejtë, Turqia hyri në një fazë normalizimi më 1 korrik, duke hequr pothuajse të gjitha kufizimet e lidhura me virusin.

Megjithatë, duke synuar të kufizojë përhapjen e variantit Delta të virusit, vendi ka pezulluar fluturimet nga India, ku ky lloj u shfaq për herë të parë.

Ndërkaq, udhëtarët që vijnë nga Britania, Irani, Egjipti dhe Singapori gjithashtu duhet të kenë rezultate negative të testit për COVID-19 brenda 72 orëve para nisjes së tyre.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın