Koronavirusi

Turqi, mbi 26.7 milionë doza të administruara kundër virusit COVID-19

Deri më tani, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjithsej 26.720.087 doza janë administruar në të gjithë Turqinë, ndër të cilat mbi 11.4 milionë persona kanë marrë dozat e dyta

Dilan Pamuk, Burak Bir, Rabia İclal Turan  | 18.05.2021 - Përdıtësım : 19.05.2021
Turqi, mbi 26.7 milionë doza të administruara kundër virusit COVID-19 Foto: AA/Arhiv

Ankara

Sipas shifrave zyrtare, Turqia ka administruar mbi 26.7 milionë doza të vaksinës së koronavirusit të ri (COVID-19) që nga fillimi i fushatës masive të vaksinimit më 14 janar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Deri më tani, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjithsej 26.720.087 doza janë administruar në të gjithë Turqinë, ndër të cilat mbi 11.4 milionë persona kanë marrë dozat e dyta.

Së fundmi, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 11.937 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në vend, përfshirë 916 pacientë simptomatikë. Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus ka tejkaluar shifrën 5.13 milionë.

Numri i të vdekurve po ashtu është rritur në 45.186, me 203 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit.

Numri i pacientëve që fituan betejën kundër koronavirusit është mbi 4.97 milionë, përfshirë 10.125 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit.

Autoritetet shëndetësore turke deri më tani kanë kryer mbi 51.29 milionë teste të dyshuara për COVID-10, ndërsa vetëm ditën e fundit kanë kryer 217.276 teste.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve të prekur nga COVID-19 që janë në gjendje kritike aktualisht është 2.232.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın