Turqia, Koronavirusi

Turqi, mbi 120,7 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara deri më tani

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 56.3 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa mbi 50,6 milionë janë vaksinuar tërësisht

Burak Bir, Seda Sevencan, Ali Murat Alhas  | 03.12.2021 - Përdıtësım : 03.12.2021
Turqi, mbi 120,7 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara deri më tani

Ankara

Turqia ka administruar mbi 120,79 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 që kur nisi fushatën e vaksinimit masiv në janar, treguan shifrat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 56.3 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa mbi 50,6 milionë janë vaksinuar tërësisht.

Turqia po administron gjithashtu doza të treta përforcuese të vaksinës kundër COVID-19, dhe deri më tani janë dhënë mbi 12,32 milionë doza të tilla.

Ministria konfirmoi gjithashtu 21.495 infeksione të reja dhe 187 vdekje të lidhura me koronavirusin në 24 orët e fundit, si dhe 20.193 të shëruar.

Vendi ka kryer 355.226 teste të virusit gjatë ditës së kaluar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın