Turqi, mbi 107,38 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara deri më tani
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 53,3 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa mbi 43,2 milionë janë vaksinuar tërësisht

Ankara
Turqia ka administruar mbi 107,38 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 që kur nisi fushatën e vaksinimit masiv në janar, treguan shifrat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 53,3 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa mbi 43,2 milionë janë vaksinuar tërësisht.
Turqia po administron gjithashtu doza të treta përforcuese të vaksinës kundër COVID-19, dhe deri më tani janë dhënë mbi 10,08 milionë doza të tilla.
Deri më tani, mbi 86 për qind e popullsisë së rritur kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.
Ministria konfirmoi gjithashtu 27.197 infeksione të reja dhe 221 vdekje të lidhura me koronavirusin në 24 orët e fundit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.