Turqia, Koronavirusi

Turqi, mbi 10 milionë persona e kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se deri në orën 10:30 sipas kohës lokale dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 14.352.956, ndërsa të dytën 10.000.680 persona

Dilan Pamuk  | 06.05.2021 - Përdıtësım : 06.05.2021
Turqi, mbi 10 milionë persona e kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19

Ankara

Më shumë se 10 milionë persona në Turqi kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se deri në orën 10:30 sipas kohës lokale dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 14.352.956, ndërsa të dytën 10.000.680 persona.

Numri i përgjithshëm i vaksinave të administruara në vend arriti në mbi 24.25 milionë, tregojnë të dhënat.

Turqia vazhdon të vaksinojë grupeve prioritare si pjesë e fushatës së saj kombëtare të vaksinimit kundër COVID-19, e cila filloi në mes të janarit.

Vendi me rreth 84 milionë banorë ka bërë deri më tani marrëveshje për furnizimin e 240 milionë dozave nga tre prodhues, përfshirë 100 milionë doza të Sinovac të Kinës, 90 milionë doza të Pfizer-BioNTech dhe 50 milionë doza të Sputnik V të Rusisë.

Deri më sot Turqia ka dhënë vaksinat Sinovac dhe BioNTech, me dërgesat e para të vaksinës Sputnik V që pritet të arrijnë në vend këtë muaj.

Për të ndaluar përhapjen e virusit, Turqia të enjten e kaluar filloi një bllokim mbarëkombëtar që do të zgjasë deri më 17 maj.

Sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti "Johns Hopkins" në SHBA, që nga dhjetori i vitit 2019, pandemia e COVID-19 ka marrë mbi 3.24 milionë jetë njerëzish në gjithë botën.

Mbi 155.2 milionë raste janë raportuar në të gjithë botën me 91 milionë të shëruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın