Turqia, Koronavirusi

Turqi, 220.546 të shëruar nga COVID-19 deri më tani

Deri më tani, Turqia ka kryer 5.081.802 teste, përfshirë 54.494 në 24 orët e fundit

Yıldız Aktaş   | 06.08.2020
Turqi, 220.546 të shëruar nga COVID-19 deri më tani

Ankara

Turqia konfirmoi 1.153 raste dhe 14 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 237.265 numrin e përgjithshëm të të prekurve dhe në 5.798 atë të viktimave deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 1.040 të infektuar, me çka numri i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen shkon në 220.546, tregoi tabela e përditësuar e Ministrisë së Shëndetësisë me të dhënat në lidhje me koronavirusin, e publikuar nga ministri Fahrettin Koca në Twitter.

Deri më tani, Turqia ka kryer 5.081.802 teste, përfshirë 54.494 në 24 orët e fundit.

Aktualisht, 580 pacientë në mbarë Turqinë janë në gjendje të rëndë, ndërsa 8,3 për qind e pacientëve janë prekur nga pneumonia.

Ndërkohë, në postimin e tij në Twitter, ministri Koca përsëriti thirrjen e tij për respektimin e masave.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın