Turqia, Koronavirusi

Turqi, 10.282 të shëruar dhe 9.205 raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Turqi ka shkuar në mbi 2,6 milionë, kurse numri i të vdekurve në 28.432

Handan Kazancı,Dilan Pamuk   | 26.02.2021
Turqi, 10.282 të shëruar dhe 9.205 raste të reja me COVID-19

Ankara

Turqia raportoi 9.205 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 649 pacientë simptomatikë, dhe 74 vdekje të tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në mbi 2,6 milionë, kurse numri i të vdekurve në 28.432, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Rreth 10.282 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në mbi 2,55 milionë.

Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 1.195, treguan shifrat e fundit.

Mbi 32,93 milionë teste janë bërë në Turqi deri më tani, duke përfshirë 128.387 gjatë ditës së kaluar.

Më 14 janar, Turqia nisi fushatë masive të vaksinimit kundër COVID-19.

Që nga dhjetori i vitit të kaluar, Turqia ka zbatuar kufizim të lëvizjes për të frenuar përhapjen e virusit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın