Turkish Airlines javën e ardhshme rinis fluturimet për në SHBA dhe Lindjen e Largët
Linja ajrore turke do të rinisë fluturimet për në Chicago, Washington dhe Shanghai më 19 qershor

Ankara
Pas pezullimit të fluturimeve për shkak të shpërthimit të koronavirusit të ri (COVID-19), linja ajrore kombëtare e Turqisë, Turkish Airlines, do të rifillojë fluturimet për në SHBA dhe Lindjen e Largët javën e ardhshme, tha shefi ekzekutiv i kompanisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Me tri fluturime në javë, udhëtimet per në Chicago dhe Washington do të fillojnë përsëri më 19 qershor, në Miami më 22 qershor dhe Los Angles më 24 qershor, tha zyrtari i lartë i kompanisë Bilal Ekşi në Twitter.
Fluturimi i parë i linjës ajrore do të jetë për në Shanghai më 19 qershor pas një pezullimi prej më shumë se katër muajsh.
Fluturimet për në Hong Kong dhe Seul do të rinisin më 24 qershor, njoftoi kompania.
Më 10 qershor, kompania rifilloi fluturimet ndërkombëtare dhe po i rrit ato gradualisht.
Pas shfaqjes në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur gati në gjithë botën.
Pandemia ka vrarë afro 421.500 njerëz në gjithë globin, ndërsa janë konfirmuar më shumë se 7,51 milionë të diagnostikuar. Ndërkaq, numri i të shëruarve ka shkuar në mbi 3,54 milionë, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins në SHBA.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.