Sport, Koronavirusi

Trajneri i Real Madridit, Zidane, rezulton pozitiv në testin për COVID-19

Shtypi spanjoll ka shkruar se trajneri francez nuk do të mund të dalë në fushë në krye të ekipit i cili do të luajë në fushën kundërshtare kundër Alaves-it

Şenhan Bolelli   | 22.01.2021
Trajneri i Real Madridit, Zidane, rezulton pozitiv në testin për COVID-19

Madrid

Trajneri i klubit spanjoll të futbollit Real Madrid, Zinedine Zidane, rezulton pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, klubi nga Madridi njoftoi se testi për COVID-19 i Zidane-it ka rezultuar pozitiv.

Shtypi spanjoll ka shkruar se trajneri francez nuk do të mund të dalë në fushë në krye të ekipit i cili do të luajë në fushën kundërshtare kundër Alaves-it dhe se në vend të tij do të jetë trajneri i dytë David Bettoni.

Pas testeve të tjera që do të kryhen në kuadër të protokollit aktual, do të përcaktohet se sa ditë do të zgjasë karantina e Zidane-it.

Në anën tjetër, bëhet e ditur se lojtari mesfushor, uruguaiani Federico Valverde, te Real Madrid nuk do të mund të luajë në ndeshjen me Alaves-in për shkak të dëmtimit në muskujt e këmbës së djathtë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın