Shëndetësi, Koronavirusi

Tajlanda merr grupin e parë të vaksinave kundër COVID-19 nga Kina

200 mijë dozat e vaksinës mbërritën në Aeroportin Suvarnabhumi, ku kryeministri Prayut Chan-o-cha dhe zyrtarë të tjerë të lartë ishin të pranishëm në dorëzimin e dërgesës

Pizaro Gozali Idrus  | 24.02.2021 - Përdıtësım : 24.02.2021
Tajlanda merr grupin e parë të vaksinave kundër COVID-19 nga Kina

Xhakartë

Tajlanda ka marrë grupin e parë të vaksinave të koronavirusit të ri (COVID-19) të zhvilluar nga kompania kineze Sinovac, transmeton Anadolu Agency (AA).

200 mijë dozat e vaksinës mbërritën në Aeroportin Suvarnabhumi, ku kryeministri Prayut Chan-o-cha dhe zyrtarë të tjerë të lartë po ashtu ishin të pranishëm në dorëzimin e dërgesës.

Një avion i kompanisë "Thai Airways" që mbante vaksinat nga Pekini u ul në aeroport në orët e paradites.

"Sot është një ditë historike me pritjen e grupit të parë të vaksinave. Ne do të kemi vaksina të mjaftueshme për të zhvilluar imunitetin e tufës", tha kryeministri Prayut.

Dërgesa ishte një pjesë e 2 milionë dozave me vlerë prej 1.2 miliardë baht tajlandezë (rreth 40 milionë dollarë) që do të merren nga kompania kineze.

Tajlanda do të fillojë një fushatë masive të vaksinimit nga e hëna e ardhshme duke u dhënë përparësi punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe qytetarëve të moshës 18-59 vjeç në 13 provinca.

Tajlanda deri më tani ka regjistruar 25.692 raste të konfirmuara me COVID-19 dhe 83 viktima.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.