Shtetet e Amerikës Latine raportojnë raste të reja me COVID-19
Brazili, Meksika, Kolumbia, Argjentina, Peruja, Kili, Paraguai luftojnë kundër pandemisë COVID-19

Ankara
Shtetet në të gjithë Amerikën Latine mbrëmë vonë publikuan të dhëna për rastet e reja të infeksionit me COVID-19 dhe vdekjet e lidhura me koronavirusin, transmeton Anadolu Agency (AA).
- Brazil
Së paku 1.264 njerëz në Brazil humbën jetën në 24 orët e fundit për shkak të virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 635.074, tha Ministria e Shëndetësisë e vendit.
Gjatë periudhës së njëjtë, 178.814 persona të tjerë u testuan pozitivë me koronavirus, duke e rritur numrin e përgjithshëm të rasteve në mbi 26,95 milionë.
Pas SHBA-së, numri i të shëruarve në Brazil, ku më së shumti vdekje janë regjistruar në Amerikën Latine, ka kaluar 23,3 milionë.
- Meksikë
Numri i rasteve me COVID-19 në Meksikë tejkaloi 5,19 milionë me 24.898 rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Vdekjet u rritën me 743 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e vdekjeve në 310.627.
- Kolumbi
Ministria e Shëndetësisë e Kolumbisë raportoi 207 vdekje të tjera të lidhura me virusin në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin në mbarë vendin në 136.404.
Numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 6 milionë me 8.785 infeksione të reja, ndërsa numri i të shëruarve u rrit në mbi 5,79 milionë.
- Argjentinë
Me 27.252 infeksione të reja në 24 orët e fundit, numri i rasteve në Argjentinë u rrit në mbi 8,67 milionë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Numri i vdekjeve në mbarë vendin u rrit në 123.444 pasi 218 pacientë vdiqën në 24 orët e fundit.
Më shumë se 8,28 milionë të shëruar janë raportuar deri më tani në këtë vend, popullsia e të cilit është afërsisht 45 milionë.
- Peru
Peruja raportoi 91 viktima në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e vdekjeve në 207.536, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Numri i rasteve të koronavirusit në vend u rrit me 6.404 për të arritur në pothuajse 3,4 milionë. Më shumë se 3,41 milionë njerëz janë shëruar nga virusi.
- Kili
Kili raportoi 24 vdekje në lidhje me COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e vdekjeve në 40.111, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të vendit.
Numri i infeksioneve u rrit gjithashtu me 33.362, duke e çuar numrin total të rasteve në më shumë se 2,46 milionë. Deri më tani, rreth 2,3 milionë njerëz janë shëruar.
- Paraguaj
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Paraguajit, 47 persona të tjerë vdiqën nga COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e vdekjeve në 17.751.
Vendi raportoi 3.018 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 615.911, me 549.804 njerëz që janë shëruar nga sëmundja deri më tani.