Koronavirusi

Shqipëri, vdes një tjetër person me COVID-19

Në Spitalin Infektiv në Tiranë ka ndërruar jetë një paciente 64-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19

Fatjon Cuka  | 23.05.2020 - Përdıtësım : 24.05.2020
Shqipëri, vdes një tjetër person me COVID-19

Albanie

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se në Shqipëri një tjetër person me koronavirusin e ri (COVID-19) ka ndërruar jetë, ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 32, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e ministrisë thuhet se mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv në Tiranë një paciente 64-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19.

“64-vjeçarja që vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor. Ajo është viktima e 32-të e prekur nga COVID-19 në Shqipëri”, thuhet në njoftim.

Deri tani në Shqipëri me koronavirusin e ri janë konfirmuar 989 raste, përfshirë edhe personat që kanë ndërruar jetë, ndërsa mes tyre 783 janë shëruar.

Për shkak të COVID-19 në Shqipëri vazhdon gjendja e fatkeqësisë natyrore, ku janë në fuqi disa nga masat, si ndalimi i hyrjeve me vendet fqinje për udhëtarët, pezullimi i fluturimeve, pezullimi i transportit urban dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve në disa qytete.

Prej disa javësh ka filluar zbatimi i strategjisë së rihapjes dhe lehtësimit të masave për qytetarët dhe bizneset.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın