Koronavirusi

Shqipëri, rekord i ri me 19 të vdekur nga COVID-19

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 34.300 dhe numri i të vdekurve në 735

Fatjon Cuka  | 24.11.2020 - Përdıtësım : 25.11.2020
Shqipëri, rekord i ri me 19 të vdekur nga COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri janë regjistruar 19 të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19), një rekord i ri dhe 744 raste të reja në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 34.300 dhe numri i të vdekurve në 735, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. 

Në orët e fundit në Shqipëri janë shëruar 436 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 16.666, ndërkohë raste aktive aktualisht janë 16.899.

Sipas ministrisë, në spitalet në Tiranë po trajtohen qindra pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19 dhe pjesa tjetër e të prekurve vazhdojnë trajtimin në shtëpi.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer gjithsej 177.705 testime për personat e dyshuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın