Koronavirusi

Shqipëri, 8 të vdekur dhe 879 raste të reja me COVID-19

Në orët e fundit janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 44.880, ndërkohë raste aktive janë 27.479

Fatjon Cuka  | 26.01.2021 - Përdıtësım : 27.01.2021
Shqipëri, 8 të vdekur dhe 879 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 8 të vdekur dhe 879 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 73.691 dhe numri i të vdekurve në 1.332.

Në orët e fundit janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 44.880, ndërkohë raste aktive janë 27.479.

Sipas ministrisë, aktualisht në spitalet COVID-19 po trajtohen 284 pacientë të konfirmuar pozitivë dhe pjesa tjetër vazhdojnë trajtimin në shtëpi.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 3.605 testime dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 340.321 testime.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın