Koronavirusi

Shqipëri, 4 të vdekur dhe 50 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 131.803, prej të cilëve 2.420 persona kanë vdekur

Fatjon Cuka  | 11.05.2021 - Përdıtësım : 12.05.2021
Shqipëri, 4 të vdekur dhe 50 raste të reja me COVID-19 Foto: AA/Arhiv

Tiranë

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar katër të vdekur dhe 50 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 131.803, prej të cilëve 2.420 persona kanë vdekur.

Gjithashtu janë shëruar 1.020 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 119.061 dhe raste aktive aktualisht janë 10.322.

Ndërkohë, janë kryer edhe 2.956 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 663.228 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

Në vend vazhdon procesi i vaksinimit dhe që nga fillimi i këtij procesi janë kryer mbi 612.959 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın