Koronavirusi

Shqipëri, 4 të vdekur dhe 125 raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 128.518, prej të cilëve 2.321 persona kanë vdekur

Fatjon Cuka  | 12.04.2021 - Përdıtësım : 13.04.2021
Shqipëri, 4 të vdekur dhe 125 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar katër të vdekur dhe 125 raste të tjera pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 128.518, prej të cilëve 2.321 persona kanë vdekur.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 546 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 98.269, ndërkohë raste aktive aktualisht janë 27.928.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 1.983 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 591.590 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Në Shqipëri vazhdon procesi i vaksinimit dhe që nga fillimi i këtij procesi në janar janë kryer mbi 260.000 vaksinime.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın