Koronavirusi

Shqipëri, 3 viktima dhe 288 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 19.445 dhe numri i të vdekurve në 480

Saimir Alija  | 26.10.2020 - Përdıtësım : 27.10.2020
Shqipëri, 3 viktima dhe 288 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 288 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 3 persona kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 19.445 dhe numri i të vdekurve në 480

Në 24 orët e fundit janë shëruar 51 pacientë, duke e rritur në 10.705 numrin e të shëruarve në vend, ndërkohë raste aktive aktualisht janë 8.260.

Sipas ministrisë, aktualisht në spitalet në Tiranë po trajtohen 280 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer gjithsej 118.329 testime për personat e dyshuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın