Koronavirusi

Shqipëri, 8 të vdekur dhe 650 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është rritur në 182.610, ndërsa numri i të vdekurve në 2.888

Fatjon Cuka   | 26.10.2021
Shqipëri, 8 të vdekur dhe 650 raste të reja me COVID-19 Foto: AA/Arkiv

Tiranë

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 8 të vdekur dhe 650 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është rritur në 182.610, ndërsa numri i të vdekurve në 2.888.

Në të gjithë vendin janë shëruar edhe 482 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 172.464.

Ndërkohë, në spitale po marrin trajtim dhjetëra persona të infektuar, ndërsa raste aktive aktualisht në të gjithë vendin janë 7.258.

Sipas ministrisë, institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 3.559 testime të reja, ndërsa janë kryer gjithsej 1.289.520 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın