Shqipëri, 7 të vdekur dhe 789 raste të reja me COVID-19
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 248.859 dhe numri i të vdekurve në 3.312

Tiranë
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar shtatë të vdekur dhe 789 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 248.859, ndërsa numri i të vdekurve në 3.312.
Gjatë 24 orëve të fundit, në gjithë vendin janë shëruar 1.824 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 222.508.
Aktualisht raste aktive janë 23.039, ndërsa dhjetëra persona të infektuar po vazhdojnë trajtimin në spital.
Në Shqipëri janë kryer edhe 3.667 testime të reja, ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 1.630.245 testime për personat e dyshuar me koronavirus.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.