Koronavirusi

Shqipëri, 5 të vdekur dhe 2.156 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 251.015 dhe numri i të vdekurve në 3.317

Saimir Alija  | 25.01.2022 - Përdıtësım : 26.01.2022
Shqipëri, 5 të vdekur dhe 2.156 raste të reja me COVID-19 Foto: AA/Arkiv

Tiranë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar pesë të vdekur dhe 2.156 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 251.015 dhe numri i të vdekurve në 3.317.

Në gjithë vendin janë shëruar 1.685 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 224.1938.

Aktualisht raste aktive janë 23.505, ndërsa dhjetëra persona të infektuar po vazhdojnë trajtimin në spital.

Në Shqipëri janë kryer edhe 7.067 testime të reja dhe deri më tani janë kryer gjithsej 1.637.312 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın