Koronavirusi

Shqipëria dërgon ekip shëndetësor në ndihmë të Italisë

“Sot, ne jemi të gjithë italianë dhe Italia duhet dhe do ta fitojë luftën edhe për ne edhe për gjithë Evropën dhe botën”, është shprehur Rama

Fatjon Cuka   | 28.03.2020
Shqipëria dërgon ekip shëndetësor në ndihmë të Italisë Foto: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë

Tiranë

Shqipëria ka dërguar një ekip prej 30 mjekësh, infermierësh dhe specializantësh në Itali, në mbështetje të përballimin me pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”, pjesëtarët e këtij ekipi shëndetësor u përcollën nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Sipas njoftimit nga Këshilli i Ministrave të Shqipërisë, kryeministri Rama e vlerësoi këtë akt solidariteti si gjesti i duhur në një moment të jashtëzakonshëm.

“Sot, ne jemi të gjithë italianë dhe Italia duhet dhe do ta fitojë luftën edhe për ne edhe për gjithë Evropën dhe botën”, është shprehur Rama.

Ekipi nga Shqipëria pas mbërritjes në Itali është pritur nga autoritetet italiane.

Ky ekip është dërguar pas vendimit të Qeverisë së Shqipërisë për dhënien e ndihmës Italisë me personel shëndetësor (mjekë dhe infermierë), në kushtet e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Kujtojmë se Italia ka konfirmuar 889 vdekje të reja nga koronavirusi i ri, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend ka arritur në 10.023, numër më i lartë i viktimave në botë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın