Shqipëri, shënohet rritje në rastet e reja me COVID-19
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 212.021 dhe numri i të vdekurve në 3.224

Tiranë
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar dy të vdekur dhe 801 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), duke u shënuar rritje në rastet e reja, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 212.021 dhe numri i të vdekurve në 3.224.
Në gjithë vendin janë shëruar 351 persona gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201.748. Raste aktive aktualisht janë 7.049, ndërsa 113 persona të infektuar po vazhdojnë trajtimin në spital.
Në Shqipëri janë kryer edhe 5.166 testime të reja dhe deri më tani janë kryer gjithsej 1.495.002 testime për personat e dyshuar me koronavirus.
Ndërkohë, sot kanë hyrë në fuqi masa që parashikon që punonjësit e administratës publike, të supermarketeve dhe qendrave tregtare në Shqipëri duhet të paraqesin kartën e vaksinimit ose provën e testit PCR negative çdo pesë ditë.
Ndërkohë, masat e tjera në fuqi janë edhe ora policore që vijon nga ora 23:00 – 06:00, përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura, lejimi i grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive deri në 30 për qind të kapaciteteve me prezencë të spektatorëve.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.