Koronavirusi

Shqipëri, 4 të vdekur dhe 292 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 67.982 dhe numri i të vdekurve në 1.281

Fatjon Cuka   | 18.01.2021
Shqipëri, 4 të vdekur dhe 292 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 të vdekur dhe 292 raste të tjera pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 67.982 dhe numri i të vdekurve në 1.281.

Në orët e fundit janë shëruar 417 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në gjithsej 40.870, ndërkohë raste aktive janë 25.831

Institucionet shëndetësore në 24 orët e fundit kanë kryer 2.343 testime, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 315.531 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Ndërkohë sot ka nisur java e dytë e vaksinimit kundër COVID-19, duke vazhduar me personelin shëndetësor.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, duke ndjekur nga afër në Stadiumin “Air Albania” procesin e vaksinimit, theksoi se vaksinimi do të vijojë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın