Koronavirusi

Shqipëri, 2 të vdekur dhe 150 raste të reja me COVID-19

Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 12.535 dhe numri i të vdekurve në gjithsej 364, që nga fillimi i pandemisë

Fatjon Cuka   | 21.09.2020
Shqipëri, 2 të vdekur dhe 150 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 150 raste të reja me koronavirusin e ri(COVID-19) dhe 2 persona kanë ndërruar jetë, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 12.535 dhe numri i të vdekurve në gjithsej 364, që nga fillimi i pandemisë.

Sipas ministrisë, vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin dhe rastet e reja janë regjistruar në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit.

Ndërkohë, në orët e fundit janë shëruar 55 pacientë, duke e rritur numrin e të shëruarve në 6.995 dhe raste aktive aktualisht janë 5.176.

Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 80.539 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın