Koronavirusi

SHBA, vaksina Pfizer-BioNTech rekomandohet për fëmijët 5-11 vjeç

Pfizer-BioNTech më 22 tetor njoftoi se dy dozat e vaksinës kundër COVID-19 që do të aplikohen sigurojnë 90 për qind mbrojtje tek fëmijët 5-11 vjeç

Mücahit Oktay   | 27.10.2021
SHBA, vaksina Pfizer-BioNTech rekomandohet për fëmijët 5-11 vjeç

New York

Komiteti Këshillues i përbërë nga shkencëtarë të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) rekomandoi vaksinën e Pfizer-BioNTech kundër COVID-19 për fëmijët e moshës 5-11 vjeç, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bëhet e ditur se 17 nga 18 anëtarët e Komitetit Këshillues për Vaksinat dhe Produktet Biologjike Përkatëse të FDA-së, janë bashkuar në të njëjtin mendim se vaksina kundër COVID-19 e Pfizer-BioNTech ka më shumë dobi se sa rrezik mbi fëmijët në moshën e shkollës fillore.

Në takim u përmend se kompania e ka ulur në një të tretën e dozës për të rritur, vaksinën e COVID-19 për fëmijët nën moshën 12-vjeç.

Pritet që FDA të shqyrtojë këtë rekomandim të komitetit dhe brenda një jave të miratojë këtë vaksinë për përdorim emergjent.

Pfizer-BioNTech më 22 tetor njoftoi se dy dozat e vaksinës kundër COVID-19 që do të aplikohen sigurojnë 90 për qind mbrojtje tek fëmijët 5-11 vjeç.

Këshilltarët e Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) do të mblidhen më 2 dhe 3 nëntor për të diskutuar vendimin dhe për të marrë vendimin nëse do të rekomandojnë apo jo vaksinën tek fëmijët.

Fjala e fundit për aplikimin e vaksinës Pfizer-BioNTech tek fëmijët amerikanë i takon Drejtoreshës së Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Dr. Rochelle Walensky dhe pas miratimit të saj vaksinimi do të mund të fillojë javën e ardhshme.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın