Koronavirusi

SHBA raporton 1.307 vdekje të reja nga COVID-19, gjithsej 97.696

Numri i të infektuarve nga koronavirusi në SHBA është rritur në 1.647.212, me 24.870 raste të zbuluara në 24 orët e fundit

Seda Sevencan  | 23.05.2020 - Përdıtësım : 24.05.2020
SHBA raporton 1.307 vdekje të reja nga COVID-19, gjithsej 97.696

Washington

Në SHBA në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) kanë vdekur 1.307 persona, duke e çuar në 97.696 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA mbetet vendi më i prekur nga koronavirusi në botë.

Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer", e cila jep informacione mbi situatën epidemiologjike në botë, tregojnë se numri i të infektuarve nga koronavirusi në SHBA është rritur në 1.647.212, me 24.870 raste të zbuluara në 24 orët e fundit.

New York-u mbetet shteti më i prekur nga koronavirusi në SHBA, ku deri më tani janë konfirmuar 367.936 raste dhe 29.009 vdekje. 

Deri më tani, në SHBA janë kryer pothuajse 14 milionë teste të dyshuara për COVID-19 dhe pothuajse 404 mijë të infektuar janë shëruar.

Pas SHBA-ve, me numrin më të madh të infeksioneve nga ky virus pason Rusia (335.882), Brazili (334.777) dhe Spanja (281.904).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın