Koronavirusi

SHBA, numri i vdekjeve nga COVID-19 arrin në 600 mijë

Deri më tani SHBA ka regjistruar 33.5 milionë raste të konfirmuara me COVID-19, pasuar nga India me mbi 29.5 milionë infeksione dhe rreth 377 mijë vdekje, dhe Brazili me mbi 17.4 milionë infeksione dhe rreth 488 mijë vdekje

Övünç Kutlu  | 15.06.2021 - Përdıtësım : 16.06.2021
SHBA, numri i vdekjeve nga COVID-19 arrin në 600 mijë Foto: AA/Arhiv

Ankara

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA ka tejkaluar shifrën 600 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA është vendi më i prekur nga koronavirusi në botë. Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, në SHBA nga virusi kanë humbur jetën 600.012 individë.

Deri më tani SHBA ka regjistruar 33.5 milionë raste të konfirmuara me COVID-19, pasuar nga India me mbi 29.5 milionë infeksione dhe rreth 377 mijë vdekje, dhe Brazili me mbi 17.4 milionë infeksione dhe rreth 488 mijë vdekje.

Të dhënat po ashtu tregojnë se pothuajse 2.4 miliardë doza të vaksinës janë administruar në mbarë botën.

Në SHBA janë shpërndarë mbi 374 milionë doza, me mbi 310 milionë të administruara deri më tani, ndër të cilat rreth 144.9 milionë amerikanë apo 43,7 për qind e popullsisë kanë marrë dy doza.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.